Zvarritja e çështjes “Balluku”, në favor të mbulimit të krimit

Analisti Fatos Lubonja foli mbrëmjen e sotme në Studio24 lidhur me çështjen Balluku, teksa SPAK ka marrë dritën jeshile nga GJKKO për të bërë kontrollin e pajisjeve elektronike të sekuestruara tek bizneset dhe bashkëpunëtorët e ish-zv.kryeministres Balluku.
Lubonja thekson se nëse ka prova në këtë vend, ka për kryeministrin Rama më shumë se për Ballukun e për të gjithë. Ai kritikoi qasjen e SPAK në këtë çështje teksa shton se zvarritja i shërben mbulimit të krimit.
“Kam qenë i idesë që nuk bëhet dot drejtësi vetëm me një institucion, kur ti ke të gjithë tjerat, të gjithë duhet të ecin në një drejtim si një flotë. Mendoj se po ta zgjerojmë vështrimin jam dakord që SPAK nuk ka vepruar siç duhet. Edi Rama, në fund fare tha “tani të vijnë të na japin prova”. Nëse ka prova këtu, këtu ka për Edi Ramën, më shumë për Ballukun e të gjithë. SPAK nuk e ka thirrur një herë. Edhe punën e imunitetit, nuk e nxori në fillim, por e çoi në Gjykatën Kushtetuese. Që SPAK ka një kufizim nga politika kjo nuk diskutohet.
Të dalim te opozita. Që ka problemet e veta, me një pjesë të oligarkëve ka bashkëpunuar, nuk do që të dalin ata. Dhe në një farë mënyre çfarë kemi thënë shumica, po e bëjmë drejtësinë të jetë e pavarur nga politika. Drejtësia bëhet kur punojnë të gjithë institucionet. Kjo zvarritje, kjo situatë e krijuar është në favor të mbulimit të krimit. Oligarkët që nuk i del emri janë më të fuqishëm se ministrat. Një nga argumentet është që këtu është luftë brenda PS. Lufta brenda llojit. Opozita në këtë rast, për mendimin tim, ky Ulaj që doli në Rrjoll, nuk kanë folur këta. Nuk ka folur ndonjëherë Berisha për banorët e Rrjollit” – tha Lubonja. /Panorama









