Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLE10 qytetet më të mira të botës për të jetuar

10 qytetet më të mira të botës për të jetuar

Pandemia ka ndryshuar jetën tonë dhe renditjet që na tregojnë se cili është vendi më i mirë për të jetuar, duke marrë parasysh parametra të tillë si shëndeti, siguria, pastërtia, puna apo aksesi në shërbime, kanë ndryshuar gjithashtu.

Raporti vjetor i Indeksit Global të Jetueshmërisë publikohet çdo vit nga “The Economist Intelligence Unit” dhe bën një klasifikim të vendeve më të mira për të jetuar në botë: 173 qytete që analizohen në pesë kategori sipas stabilitetit, kujdesit mjekësor, kulturës dhe mjedisit, arsimit dhe infrastrukturës.

Indeksi Global i Jetueshmërisë përcakton sfidat me të cilat përballet një individ në 173 qytete. Në vitin 2022, kufizimet e relaksuara të COVID-19 në disa pjesë të botës çuan në ndryshime të mëdha, por një qytet historik përsëri zuri vendin e parë.

Dhjetë vendet e para dominohen nga Evropa Perëndimore dhe Kanadaja. Në fotogalerinë e mësipërme njihuni me qytetet më të mira për të jetuar, nga vendi i dhjetë në të parin.

Image

Osaka (Japoni): Qyteti i parë aziatik në renditje. Është qyteti i tretë më i madh në Japoni. Është qyteti që ndërthur më së miri traditën dhe modernitetin në mënyrë liberale.

Image

Amsterdam (Holandë): Qyteti i kanaleve, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është i njohur për ofertat e tij të ndryshme kulturore.

Image

Toronto (Kanada): Natyra, por edhe siguria, arsimi dhe shëndetësia të njohura ndërkombëtarisht në Toronto.

Image

Frankfurt (Gjermani): Qyteti i parë gjerman në renditje nuk është kryeqyteti i vendit. Ai është ngjitur 32 vende që nga viti i kaluar, kryesisht për shkak të kujdesit shëndetësor. Është kthyer në një qendër shumë të rëndësishme financiare dhe ka një numër të madh emigrantësh.

Image

Gjenevë (Zvicër): Qyteti i dytë zviceran në dhjetëshen e renditjes ndërkombëtare. Një qytet ku ndodhet selia e Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe selinë e dytë të Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore.

Image

Vankuver (Kanada): Një nga qytetet më ndërkombëtare dhe ai që mirëpret më së miri çdo turist apo këdo që dëshiron të punojë dhe të jetojë atje. I rrethuar nga një natyrë fantastike. Shërbimet janë forca e tij e madhe.

Image

Kalgari (Kanada): Shumë afër maleve shkëmbore, bora është protagoniste; kafenetë dhe baret e stilit hipster janë të njohura ndërkombëtarisht.

Image

Zyrih (Zvicër): Natyra e mrekullueshme, një nga qytetet më të pasura në Evropë, jo vetëm në Zvicër. Teknologjia e saj e prodhimit të orëve ndërthur traditën dhe modernitetin.

Image

Kopenhagë (Danimarkë): E famshme për gastronominë, dizajnin, kulturën, artin dhe pasionin e saj për çiklizmin.

Image

Vjena (Austri): U zgjodh qyteti më i jetueshëm në botë në vitet 2018 dhe 2019. Është një nga qytetet perandorake më mbresëlënëse në Evropë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME