Patos – 100 familje të rrugës “Luigj Gurakuqi” në lagjen “29 Marsi” të bashkisë Patos 20 vjet nën pushtetin e ujrave të zeza, rrugëve të amortizuara e pa ndriçim. Banorët, taksat i paguajmë , shërbimet nuk i marrin.
Kryebashkiakët në Patos ikin e vijnë por afro 100 familje të cilat prej 20 vjetësh jetojnë në rrugën “Luigj Gurakuqi” të lagjes ” 29 Marsi” që është e amortizuar, pa ndriçim e mbi të gjitha nën pushtetin e ujrave të zeza nuk u jepet zgjidhje.
Banorët thonë se kjo situatë ka vite, ankohen por askush nuk i zgjidh. Një pjesë e banorëve i kanë nxjerrë banesat në shitje ose kan ikur për të vetmin shkak, nuk jetohet më, sapo hap dritaret në mëngjes të mbyt era e rënd e fekaleve.
Ata thonë se nuk besojnë më, sa herë ka zgjedhje për deputetë e kryetar bashkie vijnë, premtojnë, ikin e nuk bëjnë asgjë.
Kemi hedhur miliona për të ndërtuar shtëpitë e tani po i shesin, vetëm të ikin, nuk jetohet më, thonë ata.
Rrugët pa ndriçim, të amortizuara e mbi të gjitha ujrat e zeza aty grumbullohen të gjitha nga banesat e lagjes “29 Marsi” e kjo për shkak të terrenit. Pranë tyre kalon magjistrali i ujrave të zeza dhe bashkia nuk ka fonde për të devijuar andej.