AKTUALITET

114 ditë revoltë kundër qeverisë në bulevard

Protestuesit vazhdojnë marshimin e tyre sot në ditën e 114-të, teksa janë drejtuar për tek Kryeministria. 

Thirrje të shumta ka pasur nga ana e tyre, teksa mbajnë në duar edhe në pankarta.

“Shikoni dëgjoni, bulevardi plot, protestën e shqiptarëve nuk e merrni dot”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Rama në burg, Berisha në burg” etj.

Në duar mbajnë flamuj kombëtar, teksa me ngulm kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së Ramës, që e akuzojnë për korrupsion.

Po ashtu thërrasin “Poshtë narko-shteti”, teksa kanë arritur në godinën e qeverisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button