Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË13-vjeçarja shqiptare befason jurinë e “The Voice” në Gjermani

13-vjeçarja shqiptare befason jurinë e “The Voice” në Gjermani

Është vetëm 13-vjeç, por Eliana Kallo ka lënë pa fjalë publikun dhe jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani me vokalin e saj magjik. Në audicionet e fshehta, Eliana e cila është shqiptare, performoi me këngën Gayle “Abcdefu”, këngë plot stil, edhe pse e vështirë.

Ishin pesë anëtarët e jurisë që u habitën me performancën e saj. Emrat e njohur të skenës muzikore botërore, pa hezituar shtypën butonin “PO”, duke dhënë sinjal pëlqimi që ta kenë në ekipin e tyre, si Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”.

Nga ky reagim i fortë i publikut, ajo nuk mundi t’i mbante lotët, ndërsa dy prej anëtarëve të jurisë shkuan ta përqafonin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME