Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë herë i është drejtuar me një mesazh kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 14 Majit, që të përballen në debat me kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Meta shprehet se të gjithë ata duhet të vrapojnë në ditët e mbetura. “I kujtojmë kryetarëve të komanduar që data 13 Maj është heshtje zgjedhore, kështu që të vrapojnë në ditët e mbetura për t’u përballur në debatet televizive me superkandidatët tanë”, shkruan Meta në Facebook.