Itali – Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. 14 persona kanë rënë në pranga, 9 prej të cilëve janë italianë dhe 5 shqiptarë. Hetimet, të cilat filluan në maj 2016, çuan në sekuestrimin e mbi 2300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë.
Kjo sasi kap vlerën e mbi 15 milionë eurove. Hetuesit gjetën 7 milionë doza të vetme që mund të merreshin nga pikat e shitjes me pakicë. Shkatërrimi i grupit u bë i mundur falë bashkëpunimit të Sic (Ekipi i Përbashkët Hetimor), një organ bashkëpunimi gjyqësor dhe policor i krijuar në vitin 2017 në Tiranë.
Në vitin 2018, operacioni kishte çuar në çartifikimin e dy organizatave të fuqishme kriminale që vepronin në Bari, me degëzime dhe në Shqipëri, në Siçili, Kampani, Kalabri dhe Abruzzo. Këto organizata importonin sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në rrugë detare.
Në fakt, hetuesit e DIA-s monitoronin furnizimin me drogë në Shqipëri. Transporti bëhej gjithmonë nëpërmjet detit duke përdorur varka të pajisura posaçërisht në “Shqipëri-Puglia” dhe më pas dërgoheshin në depot e vendosura në Bari dhe provincat e tij për t’u shpërndarë në rrugë tokësore.
Drejtoria e Hetimit Antimafia kishte lokalizuar në lagjen Carrassi të qytetit të Barit një depozitë për magazinimin e drogës dhe identifikoi një shtetas shqiptar që konsiderohej në krye të një prej dy organizatave kriminale. Pas hetimeve, me ndihmën e përgjimeve telefonike, përndjekjes dhe kontrollit, bënë të mundur arrestimin e dy kontrabandistëve nga Shqipëria me mbi ton drogë, një korrier italian me mbi një mijë kilogram marihuanë, dy korrierë italianë duke transportuar 13 kilogramë drogë me destinacion Salerno dhe Tortoreto si dhe dy korrierë shqiptarë me 8 kilogramë drogë në Scicli.