Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET19 vjeçari hyn në det e shpëton 2 të miturit, mbytet vet.

19 vjeçari hyn në det e shpëton 2 të miturit, mbytet vet.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e ‘Pisht Pallës’ në Durrës.

Një 19-vjeçar dyshohet se është mbytur në det, ndërsa janë shpëtuar dy djem 15-vjeçar.

Dy 15 vjeçaret janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në spital.

Aktualisht po punohet për të gjetur 19-vjeçarin, i cili dyshohet se është mbytur.

19-vjeçari ka hyrë në det për të shpëtuar dy më të vegjlit.

Dy prej të përfshirëve në këtë situatë janë vëllezër.

Policia e Durrësit/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME