Gjermani – Një 23-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet në Gjermani pasi dyshohet për vrasjen e një shtetasi gjerman.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak para mesnate në rrugën “Gustav-Schatz-Hof” në qytetin e Kielit.
Raportohet se shqiptari Fisnik Hoxha ka qëlluar disa herë mbi viktimën, i cili ka ndërruar jetë në spital pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të mjekëve për ta shpëtuar.
Pas ngjarjes, i riu shqiptar është larguar nga skena e krimit në drejtim të paditur. Autoritetet gjermane e kanë shpallur në kërkim 23-vjeçarin dhe ofrojnë shpërblim 3 mijë euro për këdo që jep informacion.
Autori mund të jetë i armatosur kështu që policia ju ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes.
Për arsye hetimore dhe proceduriale, autoritet gjermane deklarojnë se nuk mund të japin më shumë informacion në lidhje me dinamikën e ngjarjes.