Më datë 25 maj, ku pritet të mbahet edhe finalja e Conference League, Tirana do të jetë thuajse tërë ditën në shtetrrethim.
Ky vendim është marrë sot nga qeveria në kuadër të masave të marra nga qeveria për mbarëvajtjen e këtij eventi të madh sportiv, për herë të parë për vendin tonë.
“Qeveria mori vendimin që data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës. Pra do të jetë pushim për këtë qark. Kjo masë merret në vazhdim të masave që po marrim për të organizuar në mënyrë shembullore, një nga eventet më të mëdha siç është finalja e Ligës Europiane, ku presim një fluks të njerëzve që vijnë nga vetëm nga Italia, por dhe nga Holanda, Deri tani kemi pritshmëri dhe interes nga gati 5-6 herë më shumë njerëz për njerëz seç ka kapacitet Air Albania, por marrim të gjitha masat që ajo ditë të jetë ditë feste për të gjithë jo vetëm për italianët dhe holandezet.
Këto masa janë me ato që lidhet me kufizimin e qarkullimit në Tiranë. Ajo ditë do të jetë ditë pa makina, nuk do të ketë në të gjithë Tiranën makina, përveç urgjencës, dhe nevojave të të gjitha organeve që do të merret me mbarëvajtjen. Të gjitha asket hyrëse në Tiranë do të bllokohen në datë 25 deri në 6 pasdite. Kushdo kush do t’i bashkohet festës së finales në 25, që nuk është nga Tirana, mund të vijë në Tiranë pas orës 6 pasdite. Do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme dhe e paparë për Tiranën.”, tha ministri Bledi Cuci.
Kujtojmë se të mërkurën që vjen në ‘Air Albania’ luan Roma përballë Feyenoord.