Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET25-vjeçari shqiptar grabit dhe plagos 10 herë me thikẽ të moshuarin grek

25-vjeçari shqiptar grabit dhe plagos 10 herë me thikẽ të moshuarin grek

25-vjeçari shqiptar Klodjan Saliaj, goditi 10 herë me thikë një të moshuar grek pasi i hyri në banesë për ta grabitur.

I riu kishte shkuar në banesën e 73-vjeçarit për ta grabitur së bashku me bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj.

Por kur është përballur me të moshuarin grek e ka goditur 10 herë me thikë, duke e plagosur rëndë.

Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia. Ndërkohë që Klodjan Saliaj hyri brenda banesës, 18-vjeçari qëndroi jashtë duke ruajtur.

Në momentin që 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, Klodjan Saliaj e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull.

Më pas dy grabitësit u larguan për tu arrestuar nga policia greke një ditë pas ngjarjes, pasditen e së enjtes.

73-vjeçari arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe kërkoi ndihmë në shtëpinë më të afërt që gjeti.

Ai u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni dhe më pas u transportua me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME