Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET2600 turistë LGBT mbrrijnë në Sarandë me “Explorer of the Seas” (vidio)

2600 turistë LGBT mbrrijnë në Sarandë me “Explorer of the Seas” (vidio)

Sarandë – Ka mbërritur në orët e para të mëngjesit, të sotëm për herë të parë në Sarandë kroçera “Explorer of the Seas” me 2600 turistë në bord. “Eksploruesja e Detit” është një kroçerë e klasit Voyager, në pronësi të gjigandit të Kroçerave ‘Royal Caribbean International’.

E ndërtuar në vitin 2000, ajo mund të mbajë në bord mbi 3000 turistë.
Me një gjatësi 311 metra dhe gjerësi 49 metra, me një tonazh prej 137308 gt si dhe me një numër personeli 1180 persona.

Turistët e saj kanë zbritur në Portin e Sarandës në orën 8.00 dhe do të largohet në orën 17.00. Turistët kanë vizituar Butrintin dhe sitet turistike e Arkeologjike të Sarandës si dhe kanë shijuar kulinarine shqiptare të zonës.

Kroçera është vizituar nga Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi si dhe Drejtori i Portit Sarandë me stafin e tij meqënse kjo ka vizituar qytetin tonë për herë të parë.

Turistët e kësaj anijeje janë tërësisht të komunitetit LGBT.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME