Uncategorized

3 të asfiksuar në pusin e Lofkëndit, përcillet në banesën e fundit 38 vjeçari

Besnik Veliaj, 38 vjeçari që gjeti vdekjen nga asfiksia, përcillet për në banesën e fundit këtë të hënë në orën 13:00 në varrezat e fshatit Lofkënd në Mallakastër.

Ai së bashku me shokun e tij Bledar Bregu, u futën për të pastruar një pus uji, e që fatkeqësisht mbetën të asfiksuar.  Probleme shëndetësore nga asfiksia pati edhe zjarrfikësi Albens Zotaj, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy djemtë 38 dhe 33 vjeç, aksidentalisht ranë në pusin që po pastronin e nuk mundën dot të dilnin prej aty pa ndihmën e zjarrfikësve.

Edhe pse u transportuan për në spitalin e Fierit, 38 vjecari Veliaj nuk mundi të mbijetonte, ndërsa shoku i tij vazhdon jetë nën vëzhgimin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button