Rikthehen ”Ethet e Nilit” në Shqipëri. 3 humbje jete janë shënuar nga virusi deri tani. Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka folur për situatën duke konfirmuar 17 raste të të prekurve nga virusi dhe 19 të tjera të mundshme, për të cilat po pritet rezultati i analizave.
Rastet e të prekurve nga “Ethet e Nilit” janë regjistruar në Lushnje, Fier dhe Kurbin. Kjo sëmundje ka shpërthyer në muajin korrik. Rasti i parë dyshohet se ka qenë një emigrant që qëndroi në qytetin e Lushnjës, i cili konfirmoi se ishte prekur nga sëmundja pasi ishte rikthyer në Greqi. “Ethet e Nilit” transmetohen nga mushkonjat dhe në format më të lehta sëmundja tek pacientët zgjat nga 3 deri në 6 ditë. Simptomat e virusit janë të ngjashme.
3 rastet e personave që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje janë të moshës mbi 62 vjeç, pacientë që kanë sëmundje bashkëshoqëruese dhe me imunitet të deprimuar. Dejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, ngriti zërin që bashkitë të bëjnë dezinsektimin në zonët ku favorizohen larvat e mushkonjave.”Lushnja ka dezinsektuar vatrën me sëmundje, por duhet edhe në zonat ku rriten larvat”.