AKTUALITETTOP-NEWS

300 tonë luleshtrydhe të dëmtuar mes baltës, fermerët e Kafaraj të Fierit drejt falimentimit

Fermeret e luleshtrydhes ne Kafaraj të Fierit jane drejt falimentimit. Përmbytjet e muajti janar nga dalje e lumit Vjosa ka demtuar rreth 300 tone luleshtrydhe.

Fermeret e cilesojne si goditjen më te madhe qe kane pesuar per 1 dekade. Edhe pse kane kaluar 2 muaj, ata thone se ende nuk u eshte bere verifikimi demeve nga institucionet dhe nuk kane marre demshperblimin e premtuar nga qeveria. Fermeret e luleshtrydhes ndihen te braktisur nga shteti dhe i bejne apel qe ti ndihmojne.

Përmbytjet e lumit Vjosa kanë dëmtuar rëndë serat e luleshtrydheve në Kafaraj të Fierit.

Rreth 300 dynymë sera, në pikun e prodhimit, u përmbytën në janar, duke e hedhur poshte te gjithë prodhimin.

Fermerët thonë se kjo është goditja më e rëndë që nga viti 2015, me dëme që arrijnë në miliona lekë.

Kafaraj njihet si një nga zonat me fermat më të mëdha të luleshtrydheve në vend, ndaj dështimi i këtij sezoni është një goditje e rëndë ekonomike për dhjetëra familje.

Fermerët apelojnë për ndihmë nga shteti, duke theksuar se nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë në përmbytjet e mëparshme.

Sipas përllogaritjeve dëmi i shkaktuar nga përmbytjet e janarit në një sipërfaqe prej 300 dynymësh arrin në rreth 300 tonë prodhim të humbur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button