Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorized35 vjeçari shqiptar gjendet i vdekur me prerje në fyt në Greqi

35 vjeçari shqiptar gjendet i vdekur me prerje në fyt në Greqi

Një shqiptar i moshës 35 vjeçare është gjetur i vdekur me prerje në fyt në Greqi. Personat që gjetën trupin e pajetë në fushë, në zonën e komunës Kantanos Selinos, janë përballur me një pamje tragjike. Dyshohet se prerjet në fyt i janë shkaktuar nga një sharrë elektrike.

Autopsia pritet të zbardhë më tej shkaqet e vdekjes ndërsa janë hapur të gjitha pistat e hetimit për ktëë vdekje tragjike.

Sipas mediave greke, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 11 të mëngjesit, kur  35-vjeçari ndodhej së bashku me bashkëshorten dhe një person tjetër në një fushë në zonën e Katsivelianës në Selino të Chanias.

35-vjeçari tentoi të priste dru duke përdorur një sharrë elektrike, por humbi kontrollin e saj duke prerë fytin.

Vdekja e tij ishte e menjëhershme ndërsa shoku i tij dhe gruaja e tij e tronditur lajmëruan autoritetet.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të policisë, ndërsa ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur t’i ofrojnë asnjë ndihmë 35-vjeçarit. /abcnews.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME