Tuesday, July 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet 49 vjeçari, mbajti peng 12 vjeçarin që i qëlloi me gurë...

Arrestohet 49 vjeçari, mbajti peng 12 vjeçarin që i qëlloi me gurë banesën

Fier – Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. K., 49 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Ky shtetas, në datën 30.12.2020, ka mbajtur për 30 minuta, në banesën e tij, një shtetas 12 vjeç, pasi ky i fundit kishte qëlluar me send të fortë në drejtim të banesës së 49-vjeçarit.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 55 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen E. Ç., 33 vjeçe, banuese në Kuman, Roskovec, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin A. Dh.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 39 vjeç, banues në Patos, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME