Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAlarmi/ Shkon në 500 numri i pacientëve të prekur nga kanceri i...

Alarmi/ Shkon në 500 numri i pacientëve të prekur nga kanceri i gjirit

Fier – Pacientë të prekur me sëmundje tumorale po rritet gjithnjë e më shumë në qytetin e Fierit. Lajmi konfirmohet nga mjekia onkologe ne Spitalin Rajonal Fier, Anisa Mone , kur thotë se numri i të diagnostifikuarve me kancer shkon në 500 raste në vit teksa ka theksuar se pjesën më të madhe të rasteve e dominon kanceri i gjirit .
Shifrat tregojnë se sëmundjet tumorale janë përhapur ndjeshëm dhe në grupmoshat e reja  ka thënë mjekia Mone , teksa si tepër pozitiv sheh faktin se në qytetin e Fierit është shtuar ndjeshëm trajtimi i pacientëve me kimioterapi duke lehtësuar trajtimin e tyre.

Përballë kësaj situate shqetësuese mjekja onlkologe në prag të “tetori muaj rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit , u ka bërë apel të gjitha femrave të ndërgjëgjësohen për rëndësine e kontrolit të hershëm nëpërmjet mamografisë.

Mone ka theksuar gjithashtu se vihet re një ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve për tu diagnostikuar në mënyrë që ta kapin në fillesat e saj sëmundjen.


Sipas eksperteve në spitalin onkologjik ndotja e mjedisit , dieta ushqimore dhe duhanpirja janë faktorët përgjegjës për kancerin në rritje  dhe nëse këta faktorë rreziku nuk frenohen , vitet pasues do të jenë një katastrofë në përhapjen e sëmundjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME