Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET3D/ Ja si ndodhi aksidenti me 3 viktima në Tiranë (vidio)

3D/ Ja si ndodhi aksidenti me 3 viktima në Tiranë (vidio)

Inxhinieri Alfred Hasanaj ka rindërtuar në një video 3D aksidentin e regjistruar pasditen e djeshme tek rreth-rrotullimi i TEG-ut në Tiranë ku humbën jetën tre të rinjtë: Klevis Ruçaj, 20 vjeç; Sikela Përroi, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini 22 vjeçe.

Bazuar në të dhënat dhe pamjet e sigurisë, ai ka rindërtuar skemën se si automjeti tip “Audi” që drejtohej nga Klevis Ruçaj vjen nga unaza lindore dhe e merr rrethin drejt duke thyer barrierat dhe përfundoi në krahun tjetër të korsisë së autostradës duke përfunduar mbi kofanon e një automjeti “Honda”.

Siç tregohet edhe në videon 3D, automjet tip “Audi” ka fluturuar rreth 50 metra pas thyerjes së barrierave dhe shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me 150 deri në 200 km/h. Në këtë rrugë qe lidh Farkën me rrethrrotullimin e unazës lindore Klevis Ruçaj ishte kapur edhe me herët duke kryer gara shpejtësie dhe ishte ndëshkuar me gjobë, por nuk ishte ndërgjegjësuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME