Punëtorët e incineratorit të Fierit ditën e sotme kanë dolën në protestë për të kërkuar rrogat e prapambetura.
Sipas tyre ata nuk janë paguar që prej janarit të këtij viti (2022.)
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e cila ishte kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, përmes një postimi në Twitter akuzon qeverinë se kanë marrë lekët nga buxheti i shtetit për një incinerator që nuk ekziston dhe për më tepër nuk paguajnë as punëtorët.
“Ky po që është biznesi tipik i kësaj qeverie. Marrin 28 mln nga buxheti për një incenerator që nuk ekziston dhe s’paguajnë
as punonjësit! Paguhen kompani fantazma dhe transaksione në kompani offshore dhe jo të punësuarit! Vjedhja shekullit €430 mln”, shkruan Tabaku.
Punëtorët bllokuan hyrjen e landfillit dhe nuk lejojnë asnjë makinë me mbetje urbane që të kalojë. Ata kërcënuan se nuk do të largohen nga hyrja deri sa të marrin një përgjigje. Kjo është protesta e dytë e punëtorëve të këtij incineratori. Në 30 prill punëtorët bënë sërish të njëjtën kërkesë dhe sipas tyre ka rënë në vesh të shurdhër pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje.