LIFE STYLE

41-vjeçari ngjitet pa pajisje mbrojtëse në kullën me 101 kate

Një nga përpjekjet më të guximshme në historinë e ngjitjes urbane u bë nga Alex Honnold. Ai u ngjit në një kullë me 101 kate të Tajvanit pa litarë apo pajisje sigurie. Ngjarja u transmetuara drejtpërdrejt në Netflix.

Alpinisti amerikan 41-vjeçar përfundoi ngjitjen e rrokaqiellit ikonik të Taipeit të shtunën pasdite duke marrë 1 orë, 31 minuta dhe 43 sekonda për të arritur në majë të ndërtesës 1 667 metra të lartë.

Dhjetëra video qarkullojnë në mediat sociale. Ishin të shumtë njerëzit që brenda korridoreve të rrokaqiellit, kanë parë nga dritaret teksa alpinisti përpiqej të arrinte majën. Pavarësisht lodhjes dhe rezistencës nga era shumë e fortë, ai i shihte ata dhe buzëqeshte.
Imazhet që dokumentojnë përpjekjet që ai bën në metrat e fundit për të arritur në majë, duke përdorur kryesisht këmbët, janë tronditëse.

Transmetimi ishte planifikuar fillimisht për mbrëmjen e së premtes, më 23 janar, por u shty në minutën e fundit për shkak të kushteve të këqija të motit, pasi shiu që filloi konsiderohej i rrezikshëm për ngjitjen. Në fund, mijëra shikues në të gjithë botën u sintonizuan për të parë Honnoldin teksa ngjitej në rrokaqiellin që dominon horizontin e kryeqytetit tajvanez.

“Taipei 101”, e përfunduar në vitin 2004, paraqet kryesisht fasada xhami, ballkone pranë majës dhe një majë të mprehtë. Ishte ndërtesa më e lartë në botë deri në vitin 2010, kur “Burj Khalifa” në Dubai i mori vendin dhe tani është rrokaqielli i 11-të më i lartë në botë.

Alex Honnold u bë i famshëm në botë në vitin 2017 kur bëri ngjitjen e parë pa litar të “El Capitan” në Parkun Kombëtar Yosemite, një sukses i dokumentuar në dokumentarin fitues të çmimit Oscar, “Free Solo”. Ai ka vënë në dukje se alpinisti francez Alain Robert ishte ngjitur më parë në Taipei 101, por duke përdorur litarë. Sipas Honnold, ngjitja pa ndihmë e bën këtë sukses “ngjitjen më të madhe urbane ndonjëherë”.

Duke folur për Associated Press në fund të vitit të kaluar, Honnold shpjegoi se çfarë e shtyn të vendosë objektiva të tilla. “Kur shikon objektivat e ngjitjes, kërkon diçka unike. Diçka si “El Capitan”, i cili është shumë më i madh dhe më imponues se çdo gjë përreth tij”, tha ai. “Nuk është aq ekstreme”, tha ai.

Alpinisti ishte përgatitur për muaj të tërë. Pavarësisht rrezikut të dukshëm, ai nuk mendonte se ngjitja do të ishte ekstreme. ” Nuk mendoj se do të jetë aq ekstreme. Do ta shohim. Është ekuilibri i përsosur: mjaftueshëm i vështirë për të më mbajtur vigjilent dhe padyshim një ngjitje interesante “, tha ai. Shuma që do të marrë për ngjitjen është “jashtëzakonisht e lartë”.

Honnold gjithashtu pranoi se do të ngjitej në Taipei 101 edhe nëse nuk do të paguhej. Megjithatë, për shkak se ngjitja u transmetua drejtpërdrejt për një audiencë globale, ai zbuloi se do të paguhej një shumë që e përshkroi si “jashtëzakonisht të madhe “. Në një intervistë me New York Times , kur u pyet nëse kjo ishte paga më e madhe e karrierës së tij, ai tha se ishte më pak nga sa do të donte agjenti i tij dhe as afër asaj që do të fitonte një yll i NBA-së ose NFL-së. Edhe pse nuk e zbuloi shumën, gazeta e vlerësoi atë nga 400 mijë në 600 mijë dollarë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button