LIFE STYLE

5 tiparet e burrit egoist, ja kur rrezikohet martesa

Situatat ku gjithçka duhet të mbarojë sipas tij janë shkatërruese për një marrëdhënie

Martesa duhet të jetë partneritet ku ndahen përgjegjësitë, përkushtimi dhe respekti i ndërsjellë. Por kur njëri partner është egoist, balanca prishet shumë shpejt. Gjithçka fillon të rrotullohet rreth nevojave, disponimit dhe planeve të tij, ndërsa partnerja ndjehet e lodhur, e padukshme dhe, në fund, e vetmuar.

Terapeutët martesorë dhe këshilltarët e marrëdhënieve shpjegojnë se burrat egoistë shpesh manipulojnë, nënçmojnë ose shkaktojnë ndjenjë faji tek partnerja, ndonjëherë edhe pa e kuptuar.

Këto janë shenjat që tregojnë se jeni duke jetuar me një partner egoist:

1. Do gjithmonë të ketë kontrollin

Burri egoist kërkon të jetë vazhdimisht “shefi” dhe imponon dominimin në çdo gjë. Nuk pranon kompromis dhe reagimi i tij i parë është zemërimi nëse gjërat nuk shkojnë sipas tij. Ky sjellje i dërgon partneres mesazhin se mendimi i saj nuk vlen dhe se roli i saj është vetëm të mbajë në këmbë egon e tij.

2. Vendos gjithmonë veten në rend të parë

Tek burri egoist, çdo vendim, çdo plan dhe çdo prioritet sillet rreth tij. Nuk interesohet për nevojat e bashkëshortes dhe pothuajse çdo situatë përfundon me “fitoren” e tij. Studimet tregojnë se burrat me vetëdije të ulët emocionale kanë komunikim të dobët, reagojnë mbrojtës dhe shmangin hapjen emocionale, shpesh nga frika e intimitetit, transmeton Telegrafi.

3. Nuk tregon respekt

Respekti shihet në detajet e vogla: në dëgjim, në vëmendje, në konsideratë. Burri egoist nuk i sheh këto si të rëndësishme. Ndërpret bisedat, shpërfill ndjenjat e partneres dhe nuk e vlerëson kohën apo energjinë e saj. Në një marrëdhënie të përkushtuar, kjo sjellje është shkatërrimtare.

Ai ka ego të madhe, vetëdije të ulët dhe pak kontroll emocional. Nuk merr përgjegjësi për veprimet e veta dhe nuk duron që dikush ta vërë në pikëpyetje.

4. Nuk tregon interes për partneren

Është krejt normale që bashkëshortët të kenë interesa të ndryshme, por problem është kur ai i injoron plotësisht interesat e saj. Burri egoist nuk përpiqet ta kuptojë më mirë, nuk e mbështet në aktivitetet e saj dhe pret që gjithçka të rrotullohet vetëm rreth tij. Me kalimin e kohës, partnerja ndihet si një e huaj pranë njeriut me të cilin jeton.

Ai rrallë tregon afërsi emocionale ose fizike. Nuk e intereson nevoja e saj për dashuri, vëmendje apo intimitet, por pret që ajo t’ia japë të gjitha atij.

5. E trajton si asistente personale

Burri egoist shpesh mban role tradicionale dhe pret që gruaja të bëjë të gjitha punët e shtëpisë. Terapeutët shpjegojnë se gratë, nga frika e konfliktit ose humbjes së dashurisë, shpesh përfundojnë duke i shërbyer të tjerëve.

Dallimi është ky:

– personi egoist mendon: “Duhet të kujdesem për veten që të marr atë që dua.”
– personi që u shërben të tjerëve mendon: “Duhet të kujdesem për ty që të më duash dhe të kujdesesh për mua.” /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button