Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEME50 Cent/ Eminem refuzoi një varkë me para për të performuar në...

50 Cent/ Eminem refuzoi një varkë me para për të performuar në Katar 2022

Edicioni i Botërorit 2022 ishte padyshim një nga më të diskutuarit dhe më të përfolurit ndonjëherë.

Nga përzgjedhja e paprecedentë kohore, te shfrytëzimi i shumë punëtorëve të papaguar. Pa harruar ndalimet dhe rregullat strikte të Katarit dhe miliarda dollarët e shpenzuara për organizimin. Gjithçka ishte pikënisje për kritika dhe polemika të ashpra. E nuk ishin të paktë yjet, jo vetëm nga bota e futbollit, që vendosën ta bojkotojnë këtë event. Mes tyre, siç zbuloi reperi i njohur 50 Cent në një intervistë, edhe Eminem. Reperi amerikan hoqi dorë nga një varkë me para për të mos performuar në Katar.

Eminem duhet të performonte në Katar 2022 për një tarifë më shumë se të majme. Më saktë, organizatorët në Emirat e donin atë si njeriun kryesor të ceremonisë së hapjes. Megjithatë Eminem, i njohur si Marshall Bruce Mathers, refuzoi pa u menduar shumë ofertën bujare. Ai që e zbuloi ishte një tjetër reper i famshëm amerikan, 50 Cent. Në një intervistë të fundit ai ka shpjeguar se edhe ai duhet të ishte pjesë e performancës, ndonëse me një tarifë shumë më të ulët se kolegu i tij.

RRËFIMI I 50 CENT

“Unë kam një lajm bombë mbi Katar 2022. Falë performancës në Super Bowl, mora një ofertë për të qenë në Kupën e Botës. Ata kishin një buxhet prej 9 milionë dollarësh për ekzibicionin. Unë do të kisha marrë 1, ndërsa 8 të tjerat do t’i kishin shkuar Eminem, nëse ai do të kishte performuar. Unë fola me Paul, menaxherin e Eminem dhe të gjithë stafin e tij. Më thanë se nuk do ta bënin kurrë. Të bësh këtë do të thotë të bësh ngjarjen më të madhe sportive në futboll. Por më thanë menjëherë se nuk do ta bënte”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME