Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorized6-vjeçari me armë në shkollë, qëllon mësuesen

6-vjeçari me armë në shkollë, qëllon mësuesen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një fëmijë vetëm 6 vjeç ka qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të shkollës një mësuese. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas orës 14:00 ditën e premte në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News. Mësuesja, e cila raportohet të jetë rreth 30 vjeçe, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, ka mbetur e plagosur rëndë.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia tha se e shtëna me armë nuk kishte qenë aksidentale. Ngjarja ndodhi në ambientet e klasës së parë, ndërsa thuhet se fëmija me mësuesen kishin debatuar më herët. Në shkollë ndodheshin më shumë se 500 nxënës, por fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME