AKTUALITET

70-vjeçari i paralizuar humb jetën, çatia e banesës bie mbi të.

Fermë Çlirim – Një 70-vjeçar ka humbur jetën në zonën e Fermë-Çlirimit, pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët.

Sipas burimeve policore, i moshuari, i cili ishte i paralizuar dhe jetonte i vetëm, dyshohet se ka mbetur i bllokuar brenda banesës gjatë përhapjes së zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, e cila më pas ka përfshirë çatinë e banesës. Si pasojë e flakëve, çatia është shembur dhe ka rënë mbi 70-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të tragjedisë vijojnë.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në fshatin Fermë Çlirim, në banesën e shtetasit F. B., rreth 70 vjeç, i cili jetonte vetëm, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit, shtetasi Flamur Braçe në pamundësi për të lëvizur (i paralizuar), ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button