Një 70 vjeçar Lushnjar është gjendur i vdekur në vendin e quajtur “Qafa e Minave” në Devoll të Korçës.
Burime informacioni nga ky qytet thanë se 70 vjeçari kishte shkuar në vendlindje. Kufoma e tij pas kqyrjes që ka kryer grupi i ekspertëve nuk ka konstatuar shenja dhune dhe dyshohet vdekje natyrale.
Policia
Më datë 18.10.2023, rreth orës 10:15, në fshatin Ponçarë, Devoll, pranë vendit të quajtur “Qafa e Minave”, është gjetur i pajetë shtetasi L. Z., rreth 70 vjeç, lindur në fshatin Ponçarë dhe banues në Lushnjë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se L. Z., mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.