Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET70 vjeçari lushnjar gjendet i vdekur në Devoll

70 vjeçari lushnjar gjendet i vdekur në Devoll

Një 70 vjeçar Lushnjar është gjendur i vdekur në vendin e quajtur “Qafa e Minave” në Devoll të Korçës.

Burime informacioni nga ky qytet thanë se 70 vjeçari kishte shkuar në vendlindje. Kufoma e tij pas kqyrjes që ka kryer grupi i ekspertëve nuk ka konstatuar shenja dhune dhe dyshohet vdekje natyrale.

Policia

Më datë 18.10.2023, rreth orës 10:15, në fshatin Ponçarë, Devoll, pranë vendit të quajtur “Qafa e Minave”, është gjetur i pajetë shtetasi L. Z., rreth 70 vjeç, lindur në fshatin Ponçarë dhe banues në Lushnjë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se L. Z., mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME