KRYESORESPORT

Champions League/ Inter dhe Arsenali në gjysmëfinale, eliminohen Bayerni dhe Reali

Interi ka arritur të sigurojë një vend mes katër më të mirave të Evropës, pasi ka barazuar 2-2 me Bayern Munich në sfidën e kthimit të çerekfinaleve të Champions League. Falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë në “San Siro”, zikaltërit kalojnë më tej dhe në gjysmëfinale do të përballen me Barcelonën.

Sfida e zhvilluar në “Allianz Arena” ishte e luftuar dhe me ritëm të lartë. Gjermanët kaluan në avantazh në minutën e 52-të me një goditje të saktë të Harry Kane, por Interi reagoi në mënyrë të shkëlqyer. Vetëm gjashtë minuta më pas, Lautaro Martinez barazoi shifrat (58’), ndërsa tre minuta më vonë ishte Pavard që realizoi golin e përmbysjes (61’), pas një tjetër goditje këndi.

Në minutën e 76-të, Eric Dier riktheu barazpeshën për Bayernin, por rezultati nuk mjaftoi për bavarezët. Me shifrat përfundimtare 2-2 dhe rezultatin e përgjithshëm 4-3 në favor të Interit, skuadra italiane shkon në gjysmëfinale dhe do të sfidojë Barcelonën për një vend në finalen e madhe që do të zhvillohet në München.

Arsenali eliminon Realin – Nuk ka “remuntadë” për Real Madridin! “Los Blancos” u eliminuan nga Liga e Kampionëve pas humbjes së dytë ndaj Arsenalit, që fitoi edhe në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 2-1. Me këtë fitore, londinezët mbyllin llogaritë e çerekfinales me rezultatin e përgjithshëm 5-1, duke vulosur kalimin në gjysmëfinale.

Martinelli dhe Bukayo Saka shënuan për “Topçinjtë”, duke i dhënë Arsenalit një tjetër sukses të merituar. Goli i Vinicius Junior në pjesën e dytë ishte thjesht për statistikë, pasi madrilenët nuk arritën kurrë të rikthehen realisht në garë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button