Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorized“700 euro ora”/ Krerët e botës mblidhen në Davos, fluks vajzash “eskortë”

“700 euro ora”/ Krerët e botës mblidhen në Davos, fluks vajzash “eskortë”

Elita globale që trajton problemet më të mëdha të botës (duke përfshirë edhe pabarazinë gjinore) dhe që është mbledhur në Davos ka nxitur edhe një rritje të próstituciónit në qytetin turistik zviceran.

Kërkesa për punë seksuale rritet çdo vit në takimin e liderëve botërorë dhe manjatëve të biznesit që vijnë nga e gjithë bota për të takuar njëri-tjetrin. Ndaj nuk mungojnë edhe escortat që rezervojnë në të njëjtat hotele si bosët e politikës botërore dhe ndihmësit e tyre gjatë samitit pesë-ditor, i cili filloi më 16 janar.

Një punëtore seksi e quajtur Liana tha se vishet me kostum biznesi në mënyrë që të mos dallohet në mes të krerëve të shteteve, pavarësisht se prostitucioni është i ligjshëm në Zvicër. Ajo tha për Bild se takohet rregullisht një amerikan që viziton Zvicrën disa herë në vit dhe që tani është në mesin e 2700 pjesëmarrësve.

Liana paguhet rreth 700 € për një orë dhe 2300 € për gjithë natën, plus shpenzimet e udhëtimit. Menaxherja e një shërbimi escort në Aargau, 100 milje larg nga samiti, thotë se ajo ka kryer tashmë 11 rezervime dhe ka 25 kërkesa të tjera. Ajo pret që shumë të tjera të pasojnë këtë javë. “Disa rezervojnë edhe escortën, për veten dhe punonjësit e tyre për të festuar në suitën e hotelit.”

Salome Balthus, një punëtore seksi shkroi në Twitter: “Takim në Zvicër gjatë Forumit të Davosit. Do të thotë të shohësh grykat e armëve të rojeve të sigurisë në korridorin e hotelit në orën 2 të mëngjesit dhe më pas të ndash me ta çokollatat e dhuratave nga restoranti dhe të përgojosh të pasurit…”.
36-vjeçarja po qëndron në një hotel pranë Davos gjatë samitit, por nuk pranoi të tregojë se cilët janë klientët e saj.

Salome Balthus (pictured), a sex worker and writer, is staying at a hotel near Davos during the summit
Salome Balthus

“Më besoni, ju nuk do të donit të hyni në një proces gjyqësor me ta” – tha ajo. Në vitin 2020, një hetim nga The Times zbuloi se të paktën 100 prostituta udhëtonin në Davos për samitin sipas një oficeri policie zvicerane.

Një shofer zyrtar i forumit tha se mori një punëtore seksi e cila pretendoi se ishte detyruar nga “shefi” i saj të flinte me një klient më të vjetër në një hotel delegatësh. Ndër temat për diskutim në samitin e këtij viti janë lufta e Ukrainës, normat globale të inflacionit, ndryshimet klimatike dhe pabarazia. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME