Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETA do bëni kallëzim për Berishën? Rama: Lajthitje në objekt

A do bëni kallëzim për Berishën? Rama: Lajthitje në objekt

I pyetur se përse akuzat që bën publikisht nuk i bën kallëzime, kryeministri Edi Rama u përgjigj duke thënë se PS nuk bën kallëzime për kundërshtarët politike dhe se kjo çështje i takon drejtësisë.

“Këtë avokat Ngjela e quante lajthitje në objekt. Partitë që bëjnë kallëzime janë një deviacion i madh. Unë kam qenë kundër këtyre gjërave edhe kur isha në opozitë. Është fundi që një parti politike të bëjë kallëzime. Nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Por ne kemi bërë kallëzime. Ne ndërtuam një prokurori speciale. Ne s’e ndërtuam prokurorinë speciale që të dëgjojmë të njëjtën gjë që kemi dëgjuar gjithë jetën. Ça kallëzimi duhet këtu për të gjithë këta

Do bëjmë ne kallëzim PS apo qeveria? Kush?

Ka çuar ministri i drejtësisë, ka çuar rastin më skandaloz, nuk shoh të ketë ndonjë veprim akoma. Fëmijët e Tiranës presin të kenë teatrin e tyre s’mund të vazhdojnë me këtë teatër kukullash. Presin teatër të ri. Kemi bërë të gjithë projektin e kemi gjetur financimin. Pronën na e ka marrë një gjykatëse. Pronën e shtetit te garda e republikës.

Kemi postuar gardën për të ndërtuar një teatër fëmijësh një bibliotekë kombëtare. Pronën e ka marrë një gjykatëse. Një javë para se ta shporte vetingu na bën sigurim padije për teatrin e fëmijëve. Ça do Arben Kraja nga unë ça kërkon sot kur këtë gjykatëse e ka këtu në listë me 462 mijë euro të pajustifikuara që janë vetëm ato që ka kapur vetingu dhe me një akt haptazi të paligjshme atje”, tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME