Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama: Së shpejti do bëjmë kallëzime për kryebashkiakë të PS

Rama: Së shpejti do bëjmë kallëzime për kryebashkiakë të PS

Gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, kryeministri Edi Rama ka thënë se shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të Partisë Socialiste. Rama është shprehur se njësia e ngritur anti-korrupsion me denoncimet nga qytetarët, do të bëjë që shumë shpejt të ketë denoncime në SPAK për kryebashkiakë të PS. Rama tha se ata kanë turpëruar PS dhe se duhet ti kishte kapur më përpara drejtësia.

“Shumë shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të PS nga njësia anti kosrrupsion, do të keni kallëzime në SPAK për kryetar e bashkie që kanë turpëruar PS që duhet t’i kishte kapur më parë drejtësia Njësia antikorrupsion nuk bën punën e SPAK, çfarë kallëzimesh të bëjmë ne për non-gratën? Çfarë të bëjmë ne, ajo është gjëja e parë, një akuzë që është më rëndë se e çdo gjykatë, ndërkohë është bërë një vorbull e madhe e dalin lloj lloj analistësh, marrin nëpër gojë dreqin e të birit, sikur Amerika është klubi i Qimit të Syri.net. ta marrin ta hetojnë, është apo s’është. Njësia antikorrupsion bën kallëzime në kuadër të veorimtarisë së vet. Nuk bëjmë dot kallëzim për politikanët kundërshtarë. I kemi bërë dhene në të kaluarën dhe kam qenë gjithmonë kundër, por kur nuk ka drejtësi nuk ke çfarë bën”, tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME