Sunday, May 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETManja për prokurorët: Kryeson ai që ka 713 mijë euro pasuri

Manja për prokurorët: Kryeson ai që ka 713 mijë euro pasuri

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një konferencë së bashku me kryeministrin Edi Rama ka nxjerrë listën e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët sipas tij kanë venë pasuri në mënyrë të kundraligjshme. Manja radhiti disa prokurorë pa dhënë emra por ka deklaruar shifrat e pasurisë së tyre.

“Hapet lista me një subjekte 850 mln euro pasur. Vazhdon lista 800 mln lekë të vjetra subjekti i dytë dhe ky subjekti i dytë ka ngelur edhe tek pastërtia e figurës. Pse nuk duhet të fillojë ndjekja penale kryesisht.

Subjekti i tretë 691 mln lekë.

Subjekti i katër 600 mln lekë të vjetra, por ky është i lidhur me subjektin e pestë që është bashkëshortja me 55 mln lekë.

E mbyll i 10 me 129 mijë euro. Të gjitha kanë probleme.

Doni për apartamentit:

Një subjekt tjetër 13 apartamente, dyqane e vila.

Tjetri 3 vila. Janë vendime këto.

Tjetri, 10 pasuri, dyqane e apartamente. Ndërsa tjetri jo vetëm nuk justifikojnë pasurinë. por ka ndërtuar edhe vilën në mënyrë të padrejtë. Ky mirë lekët pa burim, por ka kryer edhe vepër penale.

Doni tjetrin, tre vila ky tjetri. Një tjetër me 3 shtëpi dhe një vilë”, tha Manja.

Manja u shpreh me teper se po skadojne afatet e hetimit per prokuroret dhe gjyqtaret e shkarkuar dhe drejtesia e re rrezikon te kthehet ne piken zero.

“Rrezikojnë të humbasim afatet e ndjekjes penale për një pjesë të madhe të gjyqtarëve që kanë dalë nga sita e vettingut. Thjesht për të pushuar nga puna ca gjyqtarë? Jo. Thelbi ishte rritja e besimit tek drejtësia. Nuk duam që besimi i drejtësisë së re të bjerë në nivelin që ishte. Ne rrezikojmë të shkojmë në pikën zero.

Kanë shkuar në SPAK sipas të dhënave që kemi ne, të marra nga institucionet 19 gjyqtarë dhe ish prokurorë, 3 nga këto i ka çuar KPK, një pjesë tjetër ka vajtur edhe nga kallëzime avokatësh. Nuk ka asnjë informacion sot se cfarë është bërë me këto kallëzime.

Po me rrethin e subjekteve të tjera të shkarkuar, do ti leme të skadojnë afatet dhe për ta kthyer besimin e drejtësisë së re në pikën zero”, u shpreh Manja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME