Georgio Wijnaldum ishte një nga afrimet e bujshme të Romës në merkaton e verës. Mesfushori u largua nga PSG për të nisur një aventurë të re në kryeqytetin italian.
Wijnaldum është prezantuar para gazetarëve, ku ka folur për ish-trajnerin e tij, Klopp, apo për ekipin aktual dhe për teknikun Mourinho.
“Është e vështirë të them nëse do të luaj të dielën, por unë jam i gatshëm. Stili i lojës së Liverpool-it më përshtatet, por tani do të shohim nëse jam edhe në sistemet e tjera të lojës.
Shpresoj se do të jem mesfushori perfekt për Romën. Erdha për përpjekjet që klubi bëri për të më marrë mua. Atmosfera në Olimpico është e mrekullueshme dhe u ndjeva shumë i vlerësuar.
Mourinho? Kur negociatat po avanconin, ai nuk kishte pse të insistonte. Ajo që ai ka bërë në futboll është e pabesueshme. Të gjithë duan të punojnë me të”, deklaroi Wijnaldum.