Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia heton në gjendje të lirë dy shtetas

Policia heton në gjendje të lirë dy shtetas

Fier – Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

-A. Z., 53 vjeç, banues në Sektor Seman, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me shtetasen L. K., 47 vjeçe dhe i ka shkaktuar asaj dëmtime;

-P. K., 42 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi dyshohet se ka dëmtuar me sende të forta, automjetin në pronësi të shtetasit A. K., 54 vjeç.

Më datë 25.08.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi H. F., 52 vjeç, banues në Martinë, Fier, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja L. H., 19 vjeçe. Po punohet për gjetjen e 19-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME