Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEMagjia/ Ambasadorja Kim 'zhduk' gruan e Princit Leka

Magjia/ Ambasadorja Kim ‘zhduk’ gruan e Princit Leka

Një incident diplomatik që në fakt ka kaluar në heshtje prej një muaji, u shënua më 29 korrik të këtij viti, kur u kremtua 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA me një darkë zyrtare në Presidencë.

Princ Leka ishte një nga të ftuarit, që njoftoi se ishte i nderuar që kishte marrë pjesë dhe në foton ku shfaqet në krah të Presidentit dhe Ambasadores Yuri Kim, i shoqëruar nga bashkëshortja, Princeshë Elja Zaharia, shkroi:  “Ishte kënaqësi të merrja pjesë në darkën zyrtare të shtruar në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikes. Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të miqve tanë ndaj Shqipërisë tonë të bekuar.”

Të njëjtën foto e publikoi në rrjetet sociale edhe Ambasadorja Yuri Kim, por çuditërisht kishte zhdukur nga fotoja Princeshën duke lënë në të, vetëm të ftuarën tjetër, ç’ka linte të nënkuptohej se ishte bashkëshortja e Princit.

Por, të paktë janë ata shqiptarë që nuk e njohin Princeshë Eljan dhe reagimet kanë qënë të menjëhershme në komente.

Megjithatë, incidenti u kalua në heshtje dhe asnjë reagim apo debat nuk pati për gafën diplomatike të Yuri Kim.

Edhe ambasadorja gabon ndonjëherë, apo jo?! Pavarësisht se nuk kërkon kurrë publikisht falje, duhet pranuar se edhe gaboka!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME