Gazetari Armand Shkullaku komentoi në emisionin ”Çim Peka Live”, në Syri Tv situatën politike në vend.
Ai deklaroi se jemi në një fazë shumë të avancuar të instalimit të një regjimi nga qeveria e Ramës ndërsa shtoi se tashmë qytetarët e kanë të qartë situatën dhe në zgjedhje nuk do t’i votojnë.
“Po tenton hapur të eliminojë me ligj opozitën politike, siç eliminoi po me ligj bashkimin e opozitës në koalicion parazgjedhor, përpos marifeteve për blerjen e votës. Çdo element politik e mediatik që përpiqet të krijojë një fasadë që s’kemi të bëjmë me regjim por me një mazhorancë politike me të cilën mund të negociohet, këto janë të tejkaluar”.
Me tej Shkullaku tha: “Dal te ajo që kemi thënë vite më parë, të besosh që një regjim si i Ramës rrëzohet me votë, është të jesh idiot.”