Analisti, Andi Bushati dhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi kanë debatuar në lidhje me ligjin e lustracionit, për dekomunistizimin në politikë.
Të ftuar në emisionin “Now”, Bushati tha se Shqipëria është kthyer në një shtet personal të kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi hajdut.
Sipas Bushatit, PS po kërkon ligjin e lustracionit për të goditur politikisht kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Po na rrokullisni në një shtet personal të një hajduti që ju ka bërë të flisni kështu. Këtu është problemi”, u shpreh Bushati.
Ndërsa, Petro Koçi u shpreh se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se Partia Socialiste dëshiron të ketë Metën kundërshtar.
“Bie argumenti që thua ti, shyqyr që e kemi përballë”, theksoi Koçi.