Sunday, April 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPërplasja/ Analisti Bushati - deputetit PS Koçi: Rama hajdut, ju ka bërë...

Përplasja/ Analisti Bushati – deputetit PS Koçi: Rama hajdut, ju ka bërë të gjithëve lolo!

Analisti, Andi Bushati dhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi kanë debatuar në lidhje me ligjin e lustracionit, për dekomunistizimin në politikë.

Të ftuar në emisionin “Now”, Bushati tha se Shqipëria është kthyer në një shtet personal të kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi hajdut.

Sipas Bushatit, PS po kërkon ligjin e lustracionit për të goditur politikisht kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Po na rrokullisni në një shtet personal të një hajduti që ju ka bërë të flisni kështu. Këtu është problemi”, u shpreh Bushati.

Ndërsa, Petro Koçi u shpreh se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se Partia Socialiste dëshiron të ketë Metën kundërshtar.

“Bie argumenti që thua ti, shyqyr që e kemi përballë”, theksoi Koçi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME