Nga: Redjon Shtylla
Politikanët tanë e paskan shumë të vështirë që të gjejnë emrin e duhur që të jetë në krye të shtetit si president, ose nëse e kanë, sëisht e kanë me fanatizëm që ta deklarojnë. Takime çdo ditë dhe tryeza të tjezgjatura. Politikanët po lodhen, por ende nuk ka asnjë emër për tu hedhur për votim në raundin e parë të përcaktuar që zhvillohet të hënën e 16 majit, ora 17:00. E sotmja ishte ditë negociatash.
Teksa Enkelejd Alibeaj i PD-së ka refuzuar, grupi negociator i Partisë Socialiste zhvilloi takime me krerët e grupeve të tjera parlamentare, si me Fatmir Mediun, Agon Dukën dhe Shpëtim Idrizin.
Alibeaj nuk do të ulet në negociata me mazhorancës, nëse nuk merret për bazë drafti i tij me kriteret për zgjedhjen e presidentit të ri. Por drafi i tij nuk pranohet nga Komisioni i Rithemelimit që sipas Gjykatës ata janë PD e vërtetë, por këta të fundit nuk i pranon PS-ja.
Me pak fjalë, zgjedhja e presidentit të ri është kthyer në një komedi, dhe fyerje për qytetarët. Një çorbë e cila në këto ditë të nxehta as nuk konsumohet. Le të shikojmë se çfarë kriteresh duhet të ketë Kreu i ri i Shtetit. I komanduari nga Basha në krye të PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se Presidenti duhet të jetë antikomunist. Kurse Shpëtim Idrizi e kërkon që të ketë eksperiencë politike.
Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t’u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentar dhe shoqërisë civile.
Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata të dalin në raundet e para me më shumë se 1 kandidaturë.
Se kur do të dali emri, këtë e dinë politikanët tanë.