Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me atë që Edi Rama e cilëson si aksion ndaj ndërtimeve pa leje, që më shumë duket si një gjobë ndaj ndërtuesve.
Meta shkruan se, ky është shtatori i 10 që Rama si kryeministër flet për ndërtimet pa leje, por kush i lejoi këto ndërtime në 10 vite?
Reagimi i kreut të PL-së, Ilir Metës:
Ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për ‘aksione’ kundër ndërtimeve pa leje.
Kush i ka lejuar këto ndërtime pa leje në këto 10 vite?
Kush mban përgjegjësi për këtë mungesë kontrolli të territorit sidomos këto katër vitet e fundit kur të gjitha bashkitë i takojnë Rilindjes?
Koha për të shporrur një Qeveri të paligjshme të votave të vjedhura e të blera! Koha për t’i dhënë fund paligjshmërisë si sistem!
Koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale!
Të martën, në ora 18:00, takohemi te ‘kryevepra’ e paligjshmërisë dhe korrupsionit, atje në vendngjarje te inceneratori i Tiranës!