Shtrenjtimi i grurit për shkak të luftës në Ukrainë, nxiti qeverinë shqiptare të subvencionojë fermerët që do të kultivojnë këtë vit grurë në vendin tonë. Qeveria jep 30 mijë lek për 1 ha grurë të mbjellë, por kjo shifër është e papërfillshme për fermerët. Ekspertë të bujqësisë llogarisin se kostot aktuale të mbjelljes së 1 hektarë grurë, përsëri janë më të larta se fitimi nga shitja e grurit pasi ai të jetë korrur.
Teksa qeveria ka vendosur të subvencionojë fermerët me 30 mijë lek për çdo hektar të mbjellë me grurë, me pretekstin se skema do të shërbejë si nxitje, që fermerët të mbjellin më shumë sipërfaqe me drithë.
Ndërsa aplikimet për subvencione kanë nisur, SYRI TV nëpërmjet ekspertëve të bujqësisë, ka bërë përllogaritjet e kostove dhe fitimin e fermerëve që kultivojnë grurë në vendin tonë. Në tabelën e mëposhtme, janë detajuar kostot nga punimi i tokës, përgatitja për mbjellje, blerja e farës, mbjellja, plehërimi, korrja e deri te magazinimi.
KOSTOT PËR 1 DYNYM GRURË
PLUGIM -1.500-2 000 lekë
FREZIM-1.300 – 15 00 lekë
MBJELLJE-700-00 lekë
FARA/ 25kg-2.200 lekë
PLEHRIMI/1-4.500 lekë
PLERIMI/2-6.200 lekë
SPERKATJE-1.500 lekë
HEDHJE PLEHU-300 lekë
KORRJE-1 500 lekë
TRANSPORT-700 lekë
TOTAL
KOSTO-21 300 lekë PËR DYNYM
1 DYNYM JEP 600 KG GRURE
600 × 40 LEK/KG= 24 000 NGA SHITJA
FITIMI I FERMERIT=3 MIJE lekë
Në total, sipas ekspertëve të bujqësisë, me çmimet aktuale të tregut, kostoja për kultivimin e një dynym toke me grurë shkon në rreth 21 mijë lekë të rinj, ose 210 mijë lek të vjetër. Për një hektarë grurë kostoja llogaritet në rreth 2.1 milion lekë të vjetër.
Nga këto, shteti subvencionon vetëm 30 mijë lek të rinj, para të cilat nëse i llogarit, nuk mjaftojnë që fermeri të blejë vetëm farën që i duhet për të kultivuar 1 hektarë tokë me grurë. Dhe nëse llogarit prodhimin në shifra maksimale, një dynym tokë jep rreth 6 kuintalë grurë.
Me çmimin e tregut, që aktualisht është rreth 4 mijë lek të rinj për kuintal, një fermer merr rreth 24 mijë lekë në një dynym ose 240 mijë lek të rinj për një hektarë.
Pra, thënë ndryshe, fermeri i cili duhet të kujdeset gjithë vitin për kultivimin e grurit, pothuajse del pa fitim nga kultivimi i tij, pasi në fund të një pune nëntë mujore, fermeri fiton rreth 3 mijë lek të rinj për një dynym toktë të mbjellë me grurë.