Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËCelibashi: Ndërkombëtarët janë të shqetësuar nga financimet ruse të partive politike

Celibashi: Ndërkombëtarët janë të shqetësuar nga financimet ruse të partive politike

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zbuluar ditën e sotme detaje nga takimi mes ambasadores amerikane Yuri Kim.

Po ashtu Celibashi tha gjatë prononcimit për mediat, se Kim takoi Damian Gjiknurin, Jorida Tabakun dhe Monika Kryemadhin, për të diskutuar në lidhje me shqetësimin e SHBA për financimet e bëra të politikës shqiptare, veçanërisht atyre ruse.

“Ambasadorja Kim përcolli shqetësimin e SHBA, partnerit aleat strategjik, në lidhje me financimet e bëra të politikës shqiptare, veçanërisht politikës ruse. Përcollën këtë shqetësim te aktorët institucionalë shqiptarë, në mënyrë që ata të rrisin vëmendjen, dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë, në mënyrë që paratë dhe financimet e huaja, jo vetëm ato ruse, të mos kenë ndikim në politikën shqiptare. Ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor, në mënyrë që KQZ, t’i japin mundësi edhe praktike të hetojnë më thellë, për sasinë e parave që marrin, si i marrin ato para.

Natyra e diskutimit ishte ajo që thashë. Informim dhe diskutim. Ngelet për t’u parë në vazhdim, ata si përfaqësues të partive politike, shfaqën nevojën për ta qasur nga pikëpamja ligjore këtë problematikë. Mendoj se dhe në vijim të reformës elektorale do të ketë ndryshime”, u shpreh Celibashi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME