Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËJa pretendentët për të fituar Eurovizionin

Ja pretendentët për të fituar Eurovizionin

Mbrëmjen e sotme do të mbahet nata finale e Eurovision Song Contest.

Në skenë pritet të zbresin 25 vendet finaliste në një natë të pritet të jetë e magjishme dhe të kurorëzojë këngën lajtmotiv të kontinentit për vitin 2022.

Teksa të gjithë po presin të shohin vendin e tyre pjesëmarrës në spektakël apo thjesht ta shijojnë atë, në rrjet kanë filluar jo vetëm të qarkullojnë emrat e fituesve të mundshëm, por edhe të vendosen baste për këngët më të mira.

Kështu, kënga më e kuotuar për të fituar Eurovision 2022, është Stefania e këngëtarit ukrainas Kalush dhe orkestrës së tij.

Nën tinguj folklorikë dhe me një pjesë moderne të muzikës rap dhe hip-hop që ndërthuren së bashku, kënga ka arritur të rrëmbejë zemrat e të gjithë audiencës dhe të kthehen në të preferuarit e publikut. Po ashtu, në kontekstin e luftës që po zhvillohet në Ukrainë, një empati e shtuar ndaj përfaqësuesve të Kievit është e dukshme.

Në vendin e dytë, renditet suedezja Cornelia Jakobs me këngën e saj “Hold me Closer”. I treti në radhë për nga koeficientet e basteve ndërkohë, është britaniku Sam Ryder me hitin e tij “Space Man”.

Mahmood dhe Blanco me baladën italiane “Brividi”, e cila përfaqëson edhe vendin organizator, Italinë, radhitet e katërta për nga koeficienti. Pesëshen e parë, e mbyll spanjollja Chanel me këngën e saj ritmike “SloMo”.

Në pritje të ethshme për natën finale do të jetë edhe performanca e fituesve të vitit të shkuar, Maneskin, me këngën e tyre “Zitti e Buoni”.

Transmetimi direkt i ngjarjes muzikore pritet të nisë në orën 21:00 mbrëmjen e sotme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME