Klos – Masakra e Klosit ka tre viktima. 17-vjeçari Kenado Shira dhe babai i tij, 44-vjeçari Liri Shira u vranë në mes të qytetit, ndërsa autori Fiqiri Mjeshtri u vetëvra pak pas krimit të dyfishtë.
Nëse fillimisht u tha për një sherr mes fiseve, e vërteta del të jetë ndryshe. Fillimisht në konflikt janë përfshirë të rinjtë, dhe në një lokal për tu sqaruar kanë shkuar edhe prindërit e tyre. Në një moment konflikti ka degraduar në ofendime e sharje, ndërsa më pas një nga autorët e dyshuar ka shkuar dhe ka marrë armën duke qëlluar drejt katër personave të tjerë të fiseve Shira e Hasula.
Të plagosur në këtë tragjedi kanë mbetur Renato Hasula dhe Englatin Hasula, të cilët ndodhen në spital në Tiranë.Policia e Klosit, po ashtu në reagimin e parë për këtë tragjedi të madhe, thotë se ka arrestuar Fatmir dhe Besnik Mjeshtrin.
Viktimat
Ilir Shira, 44 vjeç
Kenad Shira, 17 vjeç
Fiqiri Mjeshtri, autori i vetëvrarë
Të plagosur
Renato Hasula
Eglant Hasula
Të arrestuar
Fatmir Mjeshtri
Besnik Mjeshtri