Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMasakra në Klos, konflikti mes të rinjve u mbyll me 3 viktima

Masakra në Klos, konflikti mes të rinjve u mbyll me 3 viktima

Klos – Masakra e Klosit ka tre viktima. 17-vjeçari Kenado Shira dhe babai i tij, 44-vjeçari Liri Shira u vranë në mes të qytetit, ndërsa autori Fiqiri Mjeshtri u vetëvra pak pas krimit të dyfishtë.

Nëse fillimisht u tha për një sherr mes fiseve, e vërteta del të jetë ndryshe. Fillimisht në konflikt janë përfshirë të rinjtë, dhe në një lokal për tu sqaruar kanë shkuar edhe prindërit e tyre. Në një moment konflikti ka degraduar në ofendime e sharje, ndërsa më pas një nga autorët e dyshuar ka shkuar dhe ka marrë armën duke qëlluar drejt katër personave të tjerë të fiseve Shira e Hasula.

Të plagosur në këtë tragjedi kanë mbetur Renato Hasula dhe Englatin Hasula, të cilët ndodhen në spital në Tiranë.Policia e Klosit, po ashtu në reagimin e parë për këtë tragjedi të madhe, thotë se ka arrestuar Fatmir dhe Besnik Mjeshtrin.

Viktimat

Ilir Shira, 44 vjeç
Kenad Shira, 17 vjeç
Fiqiri Mjeshtri, autori i vetëvrarë

Të plagosur

Renato Hasula
Eglant Hasula

Të arrestuar

Fatmir Mjeshtri
Besnik Mjeshtri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME