Saturday, December 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFieraku plagoset në Vlorë, kishte shkuar për të pir kafe (vidio)

Fieraku plagoset në Vlorë, kishte shkuar për të pir kafe (vidio)

Vlorë – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llakatund, Vlorë.  Mësohet se me plagë plumbi në këmbë në spitalin e Vlorës ka mbërritur 19-vjeçari Sebastian Jallaj.

Paraprakisht mësohet së bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes dy të rinjve. 19-vjeçari Jallaj ka ardhur në Llakatund me një automjet tip “Benz” dhe sapo ka dalë nga makina ka nisur të konfliktohet me autorin.

Më pas, autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar Jallajn në këmbë dhe më pas është larguar. Mendohet se bëhet fjalë për një bashkëmoshatar të të plagosurit ndërsa konflikti dyshohet të ketë nisur për arsye banale.

Burime nga vendngjarja kanë pohuar se I plagosuri eshte nga Fieri ka ardhe per te pir kafen ne Llakatund, ka debtuar me autorin i cili ka vajtur ne banes dhe ka mare armen e zjarrit tip postolet dhe ka qelluar 19 vjecwrin

Ndërkohë, krimet e rënda në zonë po kontrollojnë zonën.

Policia

“Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME