Fier – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 10 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i kërkuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit, në Patos, ku 5 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë shtetasin K. S. dhe më pas e kanë plagosur atë me armë zjarri, si rezultat i veprimeve intensive hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier u bë kapja dhe ndalimi i një prej shtetasve të dyshuar si bashkëautor i kësaj ngjarjeje.
Është vënë në pranga shtetasi i shpallur në kërkim Xhejsi Selmanaj 26 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 16.09.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin M. K., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Gafurr Muça”, Lushnjë, ka goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin E. Xh., 18 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit E. M., 34 vjeç, Dh. G., 55 vjeç, A. Ç., 62 vjeç, M. P., 61 vjeç, A. P., 27 vjeç, të pestë banues në Divjakë dhe për shtetasit A. V., 55 vjeç, K. T., 62 vjeç, Sh. K., 58 vjeç, P. P., 53 vjeç, të katërt banues në Fier, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, të papajisur me leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin E. H., 18 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.