Katër punonjës të IMTV së bashkisë së Lushnjës janë pushuar nga detyra, pasia kanë lejuar ndërtimin pa leje.
Bëhet me dije se janë bezualluar nga detyra Isa Buzi 62 vjeç, Xhezmi Zylali 60 vjeç, Kudret Sulo 63 vjeç dhe Gjergj Mëhilli, 66 vjeç, të katërt banues në Lushnjë.
Këta shtetas, gjatë viteve 2021 dhe 2022, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa lejet përkatëse, të 29 objekteve në territorin e bashkisë Lushnjë, kryesisht banesa dhe biznese, si dhe nuk kanë marrë masa për ndëshkimin administrativ të shtetasve që kanë ndërtuar pa leje.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni i koduar “Building”, si rezultat i hetimeve proaktive në bazë të referimeve nga Komisariati i Policisë Lushnjë, me objekt ndërtimet e paligjshme.
Si rezultat i një hetimi proaktiv, disamujor, të referuar nga Komisariati i Policisë Lushnjë, nën drejtimin e Prokurorisë së Lushnjës, u finalizua operacioni policor i koduar “Building”, në kuadër të të cilit u zbatua urdhri i prokurorit, për ekzekutimin e vendimit penal të datës 17.10.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, e cila ka caktuar masa sigurimi, për punonjës dhe ish-punonjës të IMTV-së së bashkisë Lushnjë, konkretisht për shtetasit:
-I. B., 62 vjeç, Xh. Z., 60 vjeç, K. S., 63 vjeç dhe Gj. M., 66 vjeç, të katërt banues në Lushnjë.
Gjykata ka caktuar ndaj këtyre shtetasve masat “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik“dhe “Detyrimi për t’u paraqitur“, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Këta shtetas, gjatë viteve 2021 dhe 2022, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa lejet përkatëse, të 29 objekteve në territorin e bashkisë Lushnjë, kryesisht banesa dhe biznese, si dhe nuk kanë marrë masa për ndëshkimin administrativ të shtetasve që kanë ndërtuar pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale’- thuhet në njoftim.