Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlas grushti mes intelektualëve në sektorin nr 5 të Qendrës Nxjerrjes Naftës...

Plas grushti mes intelektualëve në sektorin nr 5 të Qendrës Nxjerrjes Naftës Patos, Kompania Albpetrol.

Fier – Grushta e shkelma janë dhënë mes dy intelektualëve  në mesditën e sotme rret orës 13 në sektorin numër 5 të Qëndrës së Nxjerrjes së Naftës në Patos të kompanisë Albpetrol. Inxhinjeri Agim K rreth 63 vjeç ka debatuar e më pas ka përdorur dhunë fizike ndaj vartëses së vet Z Z afro të 60 tave, të dy punnjës në të njëjtin sektor.

Lajmi është marr vesh nga drejtues të kësaj qendre prodhimi nafte  të cilët kanë shkuar menjëherë në vëndin e ngjarjes të cilët pasi e kanë marr të dëmtuarën i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore në ambulancëne  Patosit e më pas e kanë nisur drejt urgjencës së Spitalit Rajonal Fier.

Burime informacioni nga kompania Albpetrol pohojnë se kanë marrë në pyetje inxhinjerin Agim G ndërkohë që pas marrjes së ndihmës mjekësore do të pyesin edhe Z Z e më pas do të dalin në një masë të marrë ndaj inxhinjeri 63 vjeçar deri në pezullim nga puna deri në sqarim të plotë të ngjarjes, pohuan burime nga kompania Albpetrol.

Nga ana e saj policia Fier pasi ka marr vesh ngjarjen kanë shkuar dhe kanë marr në pyetje të dëmtuarën por nga ana tjetër janë duke marr në pyetje edhe inxhinjerin .

Burime zyrtare nga drejtoria e policise vendore në Fier pohuan se inxhinjeri dhunues është shoqeruar e po meret ne pyetje nga nje grup hetimor dhe prokuror i gatshëm, por pritet që të mbaroje marrja në pyetje e më pas policia të dali me njoftim për shtyp

Pritet që policia Fier të dali në komunikatë për shtyp për të mësuar të vërtetën sipas policisë pasi të ket marr në pyetje dyja palët.

Policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. K., 63 vjeç, banues në Fier, pasi në ndërmarrjen ku punon, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME