Vllaznia mposhtet thellë me rezultatin 8-0 përballë Chelsea-t, në Londër, në ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve të Championsit. Në fakt, nuk është se pritej ndonjë surprizë përballë një prej skuadrave të grupit, megjithatë vajzat kuqeblu bënë shumë pak për të përballuar këtë kundërshtar.
Katër gola shënoi Kerr, tre Harder dhe një Svitkova. Sfida tjetër e grupit, ajo mes Realit të Madridit dhe PSG-së u mbyll pa gola. Kryeson grupin Chelsea me gjashtë pikë të plota, Reali i Madridit ndjek me katër pikë, PSG një pikë dhe mbyll Vllaznia me zero pikë.